Flash News

KRYESORE

Rama u përgjigjet kritikëve që e quajnë stadiumin Air Albania qendër tregtare: Zoti i faltë

Rama u përgjigjet kritikëve që e quajnë stadiumin Air

Në fjalën e tij gjatë përurimit të stadiumit ‘Air Albania’ kryeministri Rama ju përgjigj kritikëve, të cilët janë të mendimit se stadiumi është qendër tregtare.

Teksa përmendi se stadiumi nuk u ka kushtuar asnjë vlerë monetare taksa paguesve shqiptarë, Rama tha se ‘Air Albania’ do të hyjë në hartën turistike të kryeqytetit.

“Disa që e përqeshin këtë stadium kujtojnë se na vunë në pozitë të vështirë me epitetin qendër tregtare. Zoti i faltë ata se nuk dinë çfarë thonë. Por është e sigurt që gjenerata e re e stadiumeve kudo në botë synojnë jetën 24 orë në  7 ditë të javës. Ky stadium i përket kësaj gjenerate objektesh që ndërtohet për futbollin dhe krijojnë jetë sociale, krijon punësim”, tha Rama.

Kujtojmë se sot, gjatë ceremonisë së inagurimit tifozët në kor kanë thërritur  “Rama ik”.

Inagurimi i stadiumit ‘Air Albania’, tifozët në kor: Rama ik!

Të fundit