Flash News

KRYESORE

Rama video-mesazh rrugës për në Bruksel: S’jam as optimist, as pesimist; Qëndrimi i Francës nuk përkon me atë të Gjermanisë

Rama video-mesazh rrugës për në Bruksel: S’jam as optimist,

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një video-mesazh nga automjeti i tij, gjatë rrugës për në Bruksel.

Ai thotë se Gjermania e kryesuar nga kancelarja Angela Merkel po përpiqen intensivisht për të dyja vendet aspirante, por qëndrimi i Francës nuk përkon për momentin të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

“Sot kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës takohen në Tuluz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive.

Një nga temat e diskutimit do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do mbahet edhe qëndrimi përfundimtar lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Merkel po përpiqen intensivisht për një po nga të dyja vendet, kurse qëndrimi i Francës nuk përkon për momentin të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë po-në e merituar dhe më e mbështeturi vendi ynë nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces.

Edhe Franca e vlerëson progresi ashtu sic kërkon më tepër nga BE se nga Tirana e e SHkupi. Tani po nisem për në Bruksel bashkë me kryeministrin Zaev, për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresiste të BE, të krijuar nga PS evropiane për të patur sa më shumë aleate në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, thotë Rama.

Të fundit