Flash News

KRYESORE

Ramsey shpjegon golin: I kërkoj falje Ronaldos

Ramsey shpjegon golin: I kërkoj falje Ronaldos

Aaron Ramsey dhe Cristiano Ronaldo u bënë pjesë e një episodi shumë të shëmtuar në Champions League. Juventusi fitoi 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës dhe njëri nga golat e bardhezinjve u shënua nga uellsiani. Ai i "vodhi" golin yllit portugez, i cili ishte krejt pranë topit dhe mund të shënonte, por mesfushori goditi i fundit sferën.

Pas golit, e gjithë bota pa fytyrën e mërzitur të Ronaldos. Ai nuk e fshehu mërzinë për golin që mund ta kishte shënuar vetë dhe madje mund të vendoste një rekord tjetër me të. Gjithsesi, në fund Ramsey i ka kërkuar falje.

"Mendova se portieri ishte shumë më afër dhe kishte mundësi të zhytej e ta largonte topin pa kaluar vijën fatale. Instinkti im më bëri që të sigurohesha që topi ta kalonte vijën. I kërkova falje Ronaldos për këtë gjë, sepse i hoqa mundësinë të vendoste një tjetër rekord", u shpreh mesfushori.

Të fundit