Flash News

KRYESORE

Raporti i BB/ Shqipëria vendi i dytë me borxhin publik më të lartë

Raporti i BB/ Shqipëria vendi i dytë me borxhin publik më të

Në prezantimin e raportit ekonomik të Bankës Botërore për Rajonin, u fol ndër të tjera për çështjet ekonomike në Rajon dhe Shqipëri.

Ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijaku tha se nga pikëpamja e treguesve fiskalë borxhi publik në Shqipëri vijon të vijë në rënie, megjithatë ka qenë më i ulët se ç’pritej. Ndërsa rritja ekonomike e mbështetur në kërkesa të brendshme pritet të forcohet.

Shijaku theksoi se sot më tepër se kurrë janë të nevojshme reformat për rritjen e sektorit privat, si dhe tregtisë së jashtme.

Për sa i përker pjesëmarrjes së forcës së punës, Shijaku tha se Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon, por nga ana tjetër ka një disbalancë mes gjinive.

Ndërkohë Shqipëria është vendi i dytë me borxhin publik më të lartë dhe sipas Shijakut, ulja e tij vazhdon të mbetet një objektiv.

Gjithashtu, ka pasur edhe një ngadalësim në rritjen ekonomike çka ka sjellë edhe rënie të GDP-së.

Të fundit