Flash News

KRYESORE

Refuzoi ftesën për mini-Shengenin, Rama i përgjigjet Kosovës krah Vuçiç: Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm e acid

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qëndrimit të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e mini-Shengenit Ballkanik, pjesë e së cilës janë edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë fjalës së tij krah liderëve të Ballkanit, Rama tha se refuzimi i Kosovës është i pakuptimtë dhe në dëm të saj.

“Nisma nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse, e hapur, nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush.

I kemi ftuar edhe në Tiranë, si në takimet e tjera të gjithë. Më lejoni ta them hapur se për mua refuzimi i prësëritur i Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryeze është iu pakuptueshëm dhe është i dëmshëm për vetë Kosovë.

Jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhshmes. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e shprehur nga të gjitha vendet për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesit e integrimit ën BE dhe për të krijuar në hapësirën tonë standardet që i përgjigjet lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallra, kapitaleve.

Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm e acid, por me ilace, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme dhe si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord për gjithçka, i kanë cuar përpara.

Nisma do vazhdojë me bindjen se i kemi forcat për të zbatuar marrëvehsje që janë bërë më parë, për ta kthyer në realitetin e njerëzve atë që ka qenë në mënyrë të përsëritur në procesin e Berlinit, apo edhe të nismave e tryezave të tjera.

Në asnjë rast, historia nuk tregon se vetëpërjashtimi, mbyllja e refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera”, tha Rama.

Mini-Shengeni Ballkanik/ Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Thirrjet të pakuptimta, Kosova jo iniciativë eksperimentale rajonale

Të fundit