Flash News

KRYESORE

Rënia e qeverisë, Mustafa refuzon të tërheqë ministrat e LDK: Të zgjedhë Kurti nëse do bashkëpunojë gjatë gjendjes së pandemisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e partisë që drejton, edhe pse qeveria është rrëzuar në Kuvend të mërkurën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa shkruan se i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punojë me ministrat në kohën e pandemisë.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.

 

 

 

 

 

Pas një seance maratonë në Kuvendin e Kosovës, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së mërkurës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj “Qeverisë Kurti”. Me 82 vota “pro” është rrëzuar qeveria e Kosovës. Kundër mocionit votuan vetëm 32 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Më herët, opozita kishte lajmëruar se do të bashkonte votat me LDK-në e Isa Mustafës për rrëzimin e qeverisë.

Të fundit