Flash News

KRYESORE

Riatdhesimi i shqiptarëve, publikohet kalendari zyrtar për tre ditët e ardhshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikon datat dhe oraret e fluturimeve për riadhesimet e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufinjve për shkak të pandemisë Covid-19.

Siç bëhet me dije nga kalendari i publikuar, në 3 ditët e ardhshme, në aeroportin e Rinasit do të ketë fluturime nga Italia, Austria, Gjermania dhe Londra që pritet të kthejnë qindra qytetarë të bllokuar.

Qytetarët që do të kthehen në Shqipëri janë të detyruar që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë në disa hotele të përcaktuara nga autoritetet. Ata do të duhet të paguajnë fluturimin dhe 7 euro ushqim në ditë për të gjitha ditët e qëndrimit.

Të fundit