Flash News

KRYESORE

Rihanna rikthehet me projekte muzikore pas 4 vitesh shkëputjeje totale

Rihanna rikthehet me projekte muzikore pas 4 vitesh shkëputjeje totale

Me siguri u ka marrë malli shumë për Rihannën, një prej këngëtareve më të dashura në gjithë botën. Këngëtarja nga Barbados, që prej vitit 2016 është shkëputur totalisht nga muzika dhe i është përkushtuar biznesit.

Rihanna jo vetëm që do sjellë këngë por një album të plotë muzikor dhe i ka premtuar fansave se do të jetë flakë. Albumi i ardhëm do të titullohet “R9” dhe ende nuk kemi një datë ekzakte për publikimin e tij. Megjithatë, ajo i ka premtuar fansave se do t’ia vlejë pritja e gjatë.

Në një intervistë për “Acces Online” RiRi ka thënë se:

“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’. E mbaj mend mirë ditën kur nisa punën për ‘Anti’. Ishte dita ime e parë në studio, pra ishte ende herët. Një paparac më kapi duke hyrë në studio dhe pas kësaj, fansat e mi prisnin me padurim publikimin. Në të kaluarën, unë e kam bërë një album për tre muaj, por tani nuk e kam luksin të bëj një gjë të tillë sepse kam edhe ‘fëmijë’ të tjerë.”

Të fundit