Flash News

KRYESORE

Ristani tregon çfarë duhet ndryshuar: Kështu mund të bëhet e besueshme Partia Demokratike

Ristani tregon çfarë duhet ndryshuar: Kështu mund të

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në studion e A2 tregoi disa nga elementët që sipas tij PD duhet të rregullojë për të kthyer besimin te shqiptarët.

“Vetëm duke qenë e besueshme, opozita mund të rikthejë shpresën te shqiptarët dhe të jetë e gatshme për të drejtuar vendin. Ka disa elementë që duhen rregulluar për mendimin tim që PD të jetë e besueshme. PD duhet të jetë demokratike, me sistem parimesh që i ndjek në mënyrë të vazhdueshme, duhet program i besueshëm dhe njerëz që do ta realizojnë këtë program. U duhet thënë njerëzve se kush do të jetë nesër në vend të Gramoz Ruçit për shembull. Program, njerëz dhe aksion janë 3 elementët që i duhen PD-së”, tha Ristani në emisionin ‘Ditari’.

Ristani ishte një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës disa vite më pare. Gjithashtu ai njihet për qëndrimet kritike ndaj nismave të PD-së.

Të fundit