Flash News

KRYESORE

Rita Ora koncert në shtëpi për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga COVID-19

Rita Ora e ka treguar gjithnjë anën e saj të ndjeshme kur bëhet fjalë për kauza të rëndësishme dhe ka dhënë përherë kontributin e saj për të ndihmuar grupet më vulnerabël dhe në nevojë. Së fundmi ajo, si ambasadore e UNICEF ka realizuar një koncert në shtëpi për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga COVID-19. Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, të dhurojnë aq sa kanë mundësi dhe kjo bëhet online, duke klikuar në linqet përkatëse.

"Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të @ unicef_uk në histori !!! Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time !! 

Në të gjithë botën, Coronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe të po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni "

Për të parë koncertin mund të klikoni në videon më poshtë:

Të fundit