Flash News

KRYESORE

Rita Ora në konferencë për mediat në Kosovë: Jam e lumtur që i përkas këtij kombi

Rita Ora ka përfunduar vizitën tre ditore në Kosovë, ku kësaj radhe ka qenë për një mision humanitar dhe jo në lidhje me karrierën e saj muzikore. Në këtë udhëtim ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj për të nxitur të rinjtë e Kosovës dhe viktimat e dhunës seksuale dhe e gjitha kjo nismë është e mbështetur nga UNICEF. Në një konference për mediat, ditë e djeshme Rita foli lidhur me misionin e saj të bamirësisë dhe u shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.

Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur.

Të fundit