Flash News

KRYESORE

Ronaldo nuk është i fiksuar pas rekordeve: Nuk e di sa rekorde kam

Ronaldo nuk është i fiksuar pas rekordeve: Nuk e di sa rekorde kam

Cristiano Ronaldo arriti të shënonte golin e tij të 700 në ndeshjen e humbur kundër Ukrainës me rezultatin 2-1. Ekipi portugez nuk ia doli të fitonte, por CR7 kishte arsye për të festuar.

"I vetëm nuk mund ta arrijë askush këtë shifër. Faleminderit shokëve të mi të ekipit, kolegëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar të bëhem lojtari që jam. Jam i zhgënjyer që nuk fituam, por krenar për ekipin. 

"Sa rekorde kam? Nuk e di. Më duhet të shijoj momentin dhe t'i falënderoj ata që më ndihmuan të arrij këtë shifër mbresëlënëse. Herën e fundit kur luajta në këtë stadium fitova Ligën e Kampionëve, një moment i bukur, që i përket të kaluarës. Sonte luajtëm mirë, por nuk mundëm të fitonim. Rekordet vijnë natyrshëm, nuk fiksohem pas tyre. Rekordet po më kërkojnë mua. Pa pasur asnjë fiksim, ato vendosen natyrshëm".

Të fundit