Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i qeverisë ‘Kurti’, reagon BE: Mocioni e vendos Kosovën në situatë të vështirë politike gjatë pandemisë ‘Covid-19’

Rrëzimi i qeverisë ‘Kurti’, reagon BE: Mocioni e vendos

Vjen reagimi zyrtar i Bashkimit Evropian pasi Kuvendi i Kosovës votoi mbrëmë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në një reagim në rrjetet sociale shkruan se ky mocion për qeverinë e vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga Covid-19.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

Ajo ka pohuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19.

Të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit. Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, shkruan Pisonero.

Të fundit