Flash News

E-TJERA

Rusia vazhdon me provokimet: Kosova për ne është pjesë e Serbisë

Rusia vazhdon me provokimet: Kosova për ne është pjesë e

Pasi i dërgoi armatime të reja Serbisë, Rusia vazhdon që të krijojë tensione në rajonin e Ballkanit. Një deklarate e bërë nga ambasadori i ri rus në Beograd, Botsan Kharchenko nuk është pritur aspak mirë në Kosovë.

“Njësoj si Serbia, edhe Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.”, tha ambasadori rus, në një takim me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanovic raporton N1.

Kharchenko shtoi se Rusia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa ai u ndal edhe te bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve. Ambasadori rus ofroi ndihmë për ta mbështetur policinë serbe me trajnime të ndryshme.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në lidhje me armatimet nga Rusia tha se ato janë të nevojshme për të ruajtur sovranitetin e vendit.

Të fundit