Flash News

KRYESORE

Sa na ka kushtuar tërmeti? Qeveria bën gati faturën e dëmeve (shifër marramendëse) për ta paraqitur në Konferencën e Donatorëve

Sa na ka kushtuar tërmeti? Qeveria bën gati faturën e dëmeve

Qeveria e ka tashmë një shifër që do të prezantojë në Konferencën e Donatorëve në shkurt, thonë burime konfidenciale të Politiko. Behet fjalë pr shumën e 800 milion eurove të cilat, sipas vlerësimeve të qeverisë shqiptare përfshijnë totalin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Kjo do të jetë edhe 'shuma tavan' për donatorët e huaj që do të mblidhen në një konferencë më 17 shkurt, sipas një njoftimi të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Qeveria nuk e ka bërë ende publike shumën totale të mbledhur deri tani nga donacionet e brendshme dhe të jashtme. Ajo që dihet është se qeveria është munduar të centralizojë të gjitha donacionet duke futur në një strehë edhe shumat e mbledhura nga Fondacionet private si 'Fundjavë ndryshe', 'Firdeus', e të tjera.

Të fundit