Flash News

KRYESORE

Sali Berisha: “Klement Balili vetëdorëzohet në Prokurori”

Sali Berisha: “Klement Balili vetëdorëzohet në

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton në rrjetin social ‘Facebook’ se Klement Balili, i ashtuquajturi ‘Eskobar i Ballkanit’, është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas njoftimit të publikuar nga Berisha, Balili ka ardhur në Tiranë me Rigels Balili, kryetar i bashkisë së Devlinës.

Deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar nga Policia e Shtetit dhe as nga organi i Prokurorisë.

Balili është shpallur në kërkim që në maj të 2016-ës, pas vendimi të gjykatës greke, ndërkohë që operacionet për arrestimin e tij në Shqipëri kanë dështuar disa herë për shkak të dekonspirimeve.

Klement Balili konsiderohet si një prej trafikantëve më të fuqishëm të trafikut të drogës në Ballkan. Përpara se të shpallej në kërkim, ai mbante postin e drejtorit të transportit në Sarandë.

Reagimi i Berishës:

Dorëzohet Klement Balili!

Qytetari dixhital informon. sb

Përshëndetje doktor, vetëdorëzohet Kelment Balili në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin.

Të fundit