Flash News

KRYESORE

Samsung fiton 61 çmime në "iF Designs Awards"

Samsung Electronics ka marrë 61 çmime, duke përfshirë dy çmime ari, në forumin e mirënjohur në mbarë botën, International Forum(iF) Design Award 2020. Samsung mori 34 çmime për dizajnin e produktit, 8 për konceptimin profesional, 17 për dizajnin e komunikimit dhe 2 për dizajnin e paketimit.

Për televizorin Sero dhe frigoriferin e personalizueshëm Bespoke.  Samsug mori çmi të artë. Sero, që do të thotë "vertikal" në gjuhën koreane, ka aftësinë të navigojë midis orientimeve horizontale dhe vertikale. Ky TV i ri lifestyle shfaq një dizajn modern dhe elegant që spikatet në çdo hapësirë.

“Samsung Electronics ka ndjekur risitë e stilit të jetesës bazuar si në pasqyrimin e tendencave aktuale ashtu edhe në plotësimin e nevojave të klientëve në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të krijojmë përvojat që klientët tanë duan nga Samsung, me konceptime unike të dizajnit që përfshijnë teknologji inovative dhe duke ndërmarrë sfida të guximshme kreative,” tha Dontae Lee, Zv. President Ekzekutiv dhe Kryetar i Qendrës Korporative të Dizajnit në Samsung Electronics.

Gjithashtu, Samsung fitoi 34 çmime të tjera iF Design në kategorinë e produktit, dy çmime në në kategorinë e paketimit, 17 çmime iF Design në kategorinë e komunikimit de fitoi 8 çmime iF Design në kategorinë e konceptit profesional.

Organizuar nga iF International Forum Design GmbH, konkursi the iF Design Award filloi në Gjermani në vitin 1953. Projektimet e nominuara i nënshtrohen vlerësimit gjithëpërfshirës për dizajnin, inovacionin, funksionalitetin dhe shtatë kategori shtesë, përfshirë produktin, paketimin, komunikimin dhe konceptet profesionale.

Fituesit iF Design Award 2020 shpallen online përmes faqes së internetit të iF Design Aëard dhe aplikacionit iF Design dhe dizajnet fituese do të paraqiten në ekspozitën iF Design Exhibition nga data 2 maj deri më 10 maj gjatë Berlin Design Week 2020.

 

Të fundit