Flash News

KRYESORE

 Samsung prezanton aplikacionin më të ri ‘Samsung Global Goals’,  ju mund të adresoni disa nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

 Samsung prezanton aplikacionin më të ri ‘Samsung Global

Samsung Electronics Co, Ltd dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim njoftuan sot një partneritet të ri në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm i njohur gjithashtu si Objektivat Globale .

Aplikacioni i ri që Samsung sjell quhet ‘Samsung Global Goals’ dhe bazohet mbi edukimin dhe donacionet, së bashku me aksesorë të veçantë. Kështu, ju do të mund të adresoni në mënyrë të drejtpërdrejtë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat njerëzimi po përballet në të gjithë botën, përfshirë ato që lidhen me pabarazinë, degradimin e mjedisit dhe klimës, dhe arsimin.

"Tani më shumë se kurrë, ne kemi potencialin të përdorim fuqinë e teknologjisë për të adresuar sfidat më urgjente në botë," tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit IT dhe Komunikimeve Telefonike, në Samsung Electronics.

"Partneriteti ynë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do t'i ofrojë përdoruesve të Galaxy mënyra të thjeshta por me ndikim për të mësuar në lidhje me Objektivat Globale dhe për të mbështetur kauzat e rëndësishme për ta, në mënyrë që të mund të bëjmë një ndryshim, bashkarisht."

Aplikacioni ‘Samsung Global Goals’, i disponueshëm në smartphone-t Samsung Galaxy, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde për UNDP për të mbështetur punën e saj në të gjithë botën. Për më tepër, Samsung po lancon askesorë të vecantë, duke dhuruar një pjesë të së ardhurave nga shitjet e çdo aksesori direkt tek UNDP në mbështetje të Objektivave Globale. Kapaku i Galaxy Note10 me dizajn me temë Global Goals dhe një karikues wireless do të prezantohen në lancimin e pajisjes.

Aplikacioni i ri ‘Samsung Global Goals’ do t'i japë konsumatorëve mënyra të lehta dhe efektive për të mësuar më shumë rreth secilës nga 17 Objektivat Globale, dhe për të marrë pjesë në iniciativa të vogla që mbështesin çështjet që kanë më shumë rëndësi për ta. Ata mund të përdorin aplikacionin për të dhuruar direkt tek Objektivat Globale përmes faqes së internetit të UNDP. Përdoruesit e Galaxy gjithashtu mund të dhurojnë lehtësisht për qëllimet globale duke zgjedhur të përfshihen me reklamat e aplikacionit. Përdoruesit e Galaxy do të jenë në gjendje të dhurojnë 100% të së ardhurave nga reklamat që Samsung do të kishte gjeneruar, për Objektivat Globale.

Aplikacioni do të jetë në dispozicion në 19 gjuhë dhe do të jetë i instaluar paraprakisht në Galaxy Note10, ndërsa do të jetë i disponueshëm për shkarkim në smartphone të tjerë Galaxy më vonë. Aksesorët e vecantë do të jenë të disponueshëm përmes Samsung.com dhe disa Samsung Experience Stores të përzgjedhur në Sh.B.A dhe Kore.

 

Të fundit