Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet heroinë në Bari, arrestohet shoferi shqiptar

Sekuestrohet heroinë në Bari, arrestohet shoferi shqiptar

Policia italiane sekuestroi 2 kilogramë heroinë e cila ishte fshehur brenda një kamioni në një vend të krijuar posaçërisht. Droga u gjet gjatë kontrollit në Portin e Barit, ndërsa shoferi u arrestua.

Ai është nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Të fundit