Flash News

KRYESORE

Sëmuret tenori Saimir Pirgu, anulon koncertin në Tiranë

Sëmuret tenori Saimir Pirgu, anulon koncertin në Tiranë

Tenori i njohur me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu ka anuluar një shfaqje ku ishte i ftuar të merrte pjesë në Tiranë. Përmes një njoftimi në facebook, Pirgu sqaron se është i sëmurë me një Bronkiti Aku dhe mjekët e kanë këshilluar të mos marrë pjesë në operën “Die Fledermaus”.

“Me keqardhje ju njoftoj se për shkak të një Bronkiti Aku dhe me konsultën e stafit mjekësor në Tokio, nuk mund të jem mes jush për operën “Die Fledermaus” ku kisha nderin të isha i ftuar. 

Me vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund të këndoj përpara jush, dhe ju kërkoj ndjesë nga Zemra duke ju premtuar se së shpejti do të rikthehem tek ju. 

Urimet më të mira për shfaqjet gjithë trupës së TKOB, kolegëve të mi, mjeshtreve të Korit dhe Orkestrës, Regjisorit Renato Zanella dhe dirigjentit Lazlo Gyuker. Suksese, Suksese, Suksese , të gjithëve! Me respekt, Saimir Pirgu”, shkruan tenori.

 

Të fundit