Flash News

KRYESORE

Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme, Bërnabiç: Duhet të mësohemi të jetojmë me coronavirusin

Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme, Bërnabiç: Duhet të

Serbia hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e vendosur që prej 15 marsit, për shkak të pandemisë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se ky propozim erdhi në kuvend pas rekomandimeve nga ekspertë të shëndetësisë.

“Kushti themelor ka qenë që për më shumë se shtatë ditë të kemi nën 5 % të infektuar, në raport me numrin e të testuarve dhe kjo u arrit”, tha kryeminisrja, duke shtuar se tashmë qytetarët do të duhet të mësojnë të jetojnë me coronavirusin, duke respektuar distancën fizike dhe masat tjera.

Ky vendim hyn në fuqi 8 ditë pas votimit. Kujtojmë se në Serbi janë shënuar deri tani 203 viktima.

Të fundit