Flash News

KRYESORE

Sërish protesta në Rumani, qytetarët mbushin sheshin kundër vendimit të Qeverisë për të kapur reformën në drejtësi

Aq sa të ngjashme, po aq dallime ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Rumanisë sa i përket reformës në drejtësi. Rumania përmendet gjithnjë si shembulli që duhet ndjekur nga Shqipëria kur vjen puna te reformimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, por situata në vendin e BE-së nuk është aq rozë sa na paraqitet.

Për më shumë se një viti në Bukuresht organizohen protesta masive kundër përpjekjeve të qeverisë për të kapur sistemin gjyqësor, ndonëse paketa e reformës në drejtësi, ashtu si në Shqipëri, është miratuar në Kuvend. Në protestën që po zhvillohet sot marrin pjesë më shumë se 40 mijë njerëz, të dalë në shesh nëpërmjet organizimeve në rrjetet sociale.

Me mbishkimin “Rezisto”, qytetarët po protestojnë kundër disa ligjeve të miratuara nga qeveria e tyre, të cilat e rikthejnë drejtësinë nën sundimin e politikës.

E njëjta situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri, ku ndonëse Kuvendi miratoi me 140 vota paketën e reformës në drejtësi, Qeveria po ndërhyn për deformimin e saj.

Kryeprokurori i ri sipas kësaj pakete, parashikohet të zgjidhet pas formimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), por mazhoranca nxitoi të zgjidhte një të përkohshëm, ndonëse Kushtetuta nuk e parashikon.

Mazhoranca rrëzoi fillimisht edhe kandidaturën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për KLP-në dhe përzgjodhën një kandidaturë që nuk ishte kualifikuar nga ONM, por pasi vendimi u bë publik në media, socialistët u detyruan të tërhiqeshin.

Një tjetër ndërhyrje në reformën në drejtësi nga mazhoranca që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, është ndryshimi që pritet t’i bëhet Rregullores së Kuvendit. Kjo rregullore e re do të forcojë imunitetin e deputetëve dhe ministrave, të cilët nëse preken nesër nga reforma, do jetë e vështirë që drejtësia të merret me ta.

Kjo ishte ngjashmëria e rastit shqiptar me atë rumun, ndërkohë që dallimi është se: Rumunët po mbushin sheshet për të mbrojtur reformën, shqiptarët ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e saj, por përsërisin vetëm fjalët “vetting, vetting”.

Çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme në Tiranë? Qytetarët nuk presin opozitën por organizohen vetë për protesta

Juristi tregon skenarin që po përgatitet nga mazhoranca: Do kapet Konferenca e Prokurorëve; ja për çfarë u shërben

Të fundit