Flash News

KRYESORE

Shameti: PS e hapur për çdo propozim për Reformën Zgjedhore

Shameti: PS e hapur për çdo propozim për Reformën

Deputeti i PS-së dhe anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Adnor Shameti deklaroi se shumica është gati që të rishikojë çfarëdo lloj propozimin për Reformën Zgjedhore, madje edhe ndryshimin e sistemit.

"Reforma Zgjedhore është një proces. Ne si anëtarë të këtij komisioni ndjejmë të gjithë përgjegjësinë. Çështjet që ne shqyrtojmë në komisionin e Reformës Zgjedhore nuk janë tonat por rekomandime të OSBE. Ky është thelbi dhe të gjitha këto çështje ku ne duam të ndërhyjmë janë përpjekje për t'i zbatuar ato. Reforma Zgjedhore është vënia në praktikë e atij rekomandimeve.

Ajo që dua të them se blloku i djeshëm ka të bëjë me depolitizimin e procesit zgjedhor. Jemi të hapur për të pranuar çfarëdo lloj propozimi. Ne nuk na tremb sistemi. Ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën", tha Shameti në Report TV.

Të fundit