Flash News

NDËRKOMBËTARE

SHBA/ Gjashtë persona humbin jetën në Nju Xhersi pas shkëmbimit të zjarrit

SHBA/ Gjashtë persona humbin jetën në Nju Xhersi pas

Një oficer policie dhe të paktën pesë persona të tjerë humbën jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri në qytetin Xhersi, në shtetin e Nju Xhersit. Përleshja me armë nisi në lagjen “Greenville”, që shtrihet përgjatë lumit Hudson.

Ende nuk ka dalë një motiv zyrtar për arsyen e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që autoritetet nuk besojnë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Sipas medieve lokale, breshëritë e armëve nisën në një dyqan, ku dy të dyshuar u barikaduan brenda. Të dy ata u vranë nga policia, bashkë edhe me tre persona të tjerë që gjendeshin në dyqan.

Ndërkohë, që dy punonjës policie u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit, një prej tyre mori plagë në shpatull.

Të fundit