Flash News

KRYESORE

SHBA për Shengenin ballkanik: E mirëpresim, por të jenë të gjitha vendet e rajonit

SHBA për Shengenin ballkanik: E mirëpresim, por të jenë

I dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë - Serbi, Richard Grenell, deklaroi se e mirëpret nismën për Shengenin ballkanik, porse ajo mund të ketë sukses vetëm nëse në të përfshihet Kosova e shtetet e tjera të rajonit.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, thuhet se SHBA e mirëpret nismën për Shengenin e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë", thuhet në deklaratë.

Për momentin, në këtë nismë janë përfshirë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Por Prishtina e ka kundërshtuar fort, ndërkohë që rezerva ka pasur edhe në Tiranë nga opozita.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa thanë se janë kundër këtij projekti, i cili rikthen Jugosllavinë.

Të fundit