Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e gjashtë nga Covid-19 në Shqipëri, pacientja 71-vjeçarja vuante nga hipertensioni

Shënohet viktima e gjashtë nga Covid-19 në Shqipëri,

Shkon në 6 numri i viktimave të prekura nga virusi Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë vonë se një paciente 71-vjeçare nga Tirana ndërroi jetë.

E moshuara vuante nga hipertensioni.

“Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioni. Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, sqaron MSH.

Kujtojmë se dje u konfirmuan edhe 23 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në 145.

Të fundit