Flash News

KRYESORE

Shërohet nga covid-19, këngëtarja nga Kosova nis pushimet në Sarandë: Jam e lirë!

Pak ditë pasi deklaroi se është shëruar nga covid-19, këngëtarja nga Kosova, Adelina Thaçi ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë.

Teksa poston foto në rrjetet sociale bashkë me familjen nga bregdeti i Sarandës, këngëtarja shkruan se më në fund është e lirë dhe po shijon rrezet e diellit dhe detin në qytetin e Sarandës.

“Jam e lirë, pushimet 2020,  qyteti i Sarandës, me familjen time”, shkruan këngëtarja krahas fotografive.

Kujtojmë se këngëtarja deklaroi më 8 korrik se kishte rezultuar e infektuar dhe se po e kalonte në izolim në shtëpi.

Të fundit