Flash News

KRYESORE

Shfaqet presidenti i Turkmenistanit, dyshohej se kishte kishte humbur jetën

Shfaqet presidenti i Turkmenistanit, dyshohej se kishte kishte humbur jetën

Presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov, ka marrë pjesë ekonomik në Turkmenistan, duke shënuar kështu paraqitjen e parë publike nga 5 korriku, prej kur kanë nisur thashethemet se ka vdekur në spital, apo është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë nga qyteti, Turkmenbashi, Berdymukhammedov, është parë teksa ka mbajtur fjalimin e tij për 20 minuta.

Berdymukhammedov është parë duke folur qartë, teksa i është drejtuar audiencës që përfshinte kryeministrat e Rusisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Azerbajxhanit, Bullgarisë, si dhe nënpresidentin e Iranit.

Informacione të pakonfirmuara për vdekjen e Berdymukhammedovit janë parë në mediat ruse më 20 korrik, dy javë pasi 62-vjeçari është parë për herë të fundit në publik.

Të fundit