Flash News

KRYESORE

Shifra alarmante, çdo 5 sekonda humb jetën 1 person nga duhani

Shifra alarmante, çdo 5 sekonda humb jetën 1 person nga duhani

Sipas një raporti të fundit të shkencëtarëve, çdo pesë sekonda një person humb jetën si pasojë e konsumimit të duhanit.

Ndonëse miliona njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e mushkërive, shkencëtarët bëjnë të ditur se sëmundjet e mushkërive do të bëhen vrasësi i katërt më i madh i njerëzve deri në vitin 2020, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Këto të dhëna janë publikuar gjatë një seminari të mbajtur nga pneumologu Syed Zafaryab Hussain, i cili është ekspert i sëmundjeve që kanë të bëjnë me frymëmarrjen.

Dr. Hussain i ka shfrytëzuar hulumtimet e tij për të theksuar rreziqet e pirjes së duhanit, duke paralajmëruar se më shumë njerëz vdesin nga pirja e duhanit sesa nga terrorizmi.

Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë doktorëve t’i informojnë vazhdimisht pacientët për rreziqet e pirjes së duhanit.

Më shumë se një miliard njerëz anë e mbanë botës konsumojnë duhan, ndërkohë që shumica e e tyre janë meshkuj (942 milionë meshkuj dhe 175 milionë femra).

Vlen të theksohet se 80% e atyre që pinë duhan jetojnë në shtete me të ardhura të ulëta ose mesatare, ndërkaq shteti ku qytetarët pinë më së shumti duhan është Kina.

Të fundit