Flash News

KRYESORE

Shkodranët nderojnë nga ballkonet Gëzim Krujën, Zef Deda flet për takimin e tij të fundit

Shkodranët nderojnë nga ballkonet Gëzim Krujën, Zef Deda

Sot, aktori i mirënjohur shkodran Gëzim Kruja është përcjellë për në banesën e fundit. Mirëpo, për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi, populli shkodran nuk mundi ta përcillte në mënyrën e duhur bashkëqytetarin e tyre, kolegun dhe artistin e madh Gëzim Kruja.

Por shkodranët gjetën një mënyrë tjetër për ta përcjellë siç e meriton artisti. Në orën 12:00, qytetarët dolën në ballkone për të duartrokitur dhe ndërruar kujtimin e Krujës.

Aktori dhe miku i Gëzimit, Zef Deda ka treguar në një intervistë për “Shekullin” mes lotësh takimin e fundit që pati me Gëzimin.

“Për fat të mirë para 1 muaji kam qenë tek shtëpia e tij dhe na thoshte mblidhni mendjen mos dilni se jeni sëmurë, sepse dhe unë jam me ishemi cerebrale dhe na thoshte të mos lëviznim, sepse është e rrezikshme. Shkova në shtëpi dhe më shkruajti në letër ‘pse ke dal’, sepse ai vetëm shkruante nuk fliste”, tregoi Zef Deda.

Ai shtoi se për 2 javë sëmundja i mori frymëmarrjen dhe më pas ndërroi jetë.

 

Të fundit