Flash News

KRYESORE

Shkon në 42 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, 9 të vdekur në 24 orët e fundit

Shkon në 42 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, 9 të vdekur

Në Greqi ka shkuar në 42 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Sipas newsit.gr, pacientët e  fundit që kanë humbur jetën sot janë një 70-vjeçar nga Alexandroupolis dhe një 60 vjeçar në Selanik.

Në total numri i viktimave në 24 orët e fundit shkon në 9.

Nga të dhënat rezulton se mosha mesatare e pacientëve në Greqi që kanë humbur jetën si pasojë e virusit është 71 vjeç.

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë konfirmoi se në vend janë konfirmuar deri më tani 1156 persona të infektuar me koronavirus COVID-19. Shumica e tyre ndodhen në Athinë.

Autoritetet shëndetësore greke thonë se 5% e pacientëve të infektuar e kanë të nevojshme që të shtrohen në spital.

Të fundit