Flash News

KRYESORE

Shkrimtari Stefan Çapaliku përshkruan 5 tipare të njeriut të tranzicionit shqiptar

Shkrimtari Stefan Çapaliku përshkruan 5 tipare të njeriut
Mbrëmjen e sotme në Provokacija ka qenë i ftuar shkrimtari dhe dramaturgu Stefan Çapaliku. I pyetur nga gazetari Mustafa Nano në lidhje me situatën aktuale, ku sipas Nanos ky është një moment absurd dhe i çmendur.

“Duke qenë një situatë shumë e marrë dhe shumë budallaqe është tepër e vështirë për ta shpjeguar. Sepse të shpjegosh çmendurinë njerëzore do të thotë të dalësh jashtë të gjithë skemave, por unë mendoj se njeriu i tranzicionit, njeriu i prodhuar pas përpjekjeve që partia komuniste pati për krijimin e njeriut të ri, u krijua tashmë njeriu i tranzicionit, i cili mbart të gjitha sëmundjet, të gjithë simptomat e njeriut të ri plus simptomat e kësaj periudhe 30 vjeçare. Ky aliazh është i çuditshëm dhe i pashpjegueshëm, është shumë fatkeq”, deklaroi ai.

Nano i kërkoi të përshkruante pesë karakteristikat  e njeriut të tranzicionit shqiptar: “Nuk është i njëjti shqiptar si në histori. Duke qenë shkrimtar dhe duke u marrë  me njeriun në përgjithësi, mendoj se ka disa tipare njeriu i tranzicionit. Jam përpjekur të ndërtoj një anekdotë të shqiptarit të sotëm. Jam frymëzuar shumë nga një fjalë që thonë: 'kur fola gabova, kur s’fola s’gabova!”.

5 kualitete që ka njeriu i tranzicionit sipas mendimit tim:
  • 1-Mos mendo;
  • 2-Nëse mendon mos fol;
  • 3-Nëse mendon dhe flet, mos shkruaj;
  • 4-Nëse mendon, flet dhe shkruan mos firmos;
  • 5-Nëse flet, shkruan dhe firmos atëherë asnjë nuk e di cfarë mund të ndodhë me ty;
https://www.youtube.com/watch?v=lFMO8uSUQlQ

Të fundit