Flash News

KRYESORE

Shkrumbohet magazina gjigante e kompanisë Amazon

Është përfshirë nga flakët masive një magazinë  gjigante të kompanisë Amazon në jug të Kalifornisë.

Fatmirësisht, të gjithë 40 punëtorët brenda kompleksit arritën të dilnin të gjallë, edhe pse çatia e godinës u shemb për shkak të flakëve.

Edhe pse zjarrfikëset kanë arritur në vendngjarje - në Redland - nuk kanë arritur të shpëtojnë magazinën nga shkrumbimi.

Zjarrfikësit nuk kanë ende një ide për shkaqet e zjarrit, ndërsa punëtorët thanë për mediat lokale se nuk kishin dëgjuar alarmin të binte.

Të fundit