Flash News

KRYESORE

Shoferët e kamionëve të bllokuar prej 4 orësh në Qafë-Thanë: Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi

Shoferët e kamionëve të bllokuar prej 4 orësh në

Dhjetra kamionë prej 4 orësh qëndrojnë në radhë në pikën e Qafë-Thanës. Shkak është vonesa në futjen e skanerit.

Drejtuesit thonë se kanë 4 orë që presin në temperatura të larta. Ata thonë se kjo vonesë nuk ndodh tek pala maqedonase.

“Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo ditë ketë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi dicka e tillë. Nuk na mbajnë më shumë se 15 minuta.” – shprehen ata.

 

Të fundit