Flash News

KRYESORE

Shpallet lista e kandidatëve për infermierë, 420 vende të lira

Shpallet lista e kandidatëve për infermierë, 420 vende të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur listat e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit "Infermierë për Shqipërinë”.

Kandidatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë deri në datën 6 mars, për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pas verifikimit të ankesave më datë 15.3.2018, MSHMS do të shpallë në portalin "Infermier për Shqipërinë", listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Testimi do të ketë dy pjesë:

- Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);

-  Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin kandidat shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për çdo QARK.

Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.

 Aktualisht janë në dispozicion 420 vende të lira pune për infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie.

Të fundit