Flash News

KRYESORE

Shpat Kasapi për marrëdhënien më Afërdita Dreshajn: Është rikthyer por s`kam pranuar unë

Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj para disa vitesh kanë qenë në lidhje por edhe pse të dy kanë nisur jetën e tyre dhe Afërdita është martuar me dikë tjetër, nëpër emisione të ndryshme këngëtari pyetet sërish për lidhjen me modelen.

Gjatë intërvistës në emisionin "Da`Sara Shoë" Shpati ka treguar se pas ndarjes me Afërditën, modelja është rikthyer sërish por ai s`ka pranuar.

“Kush ka qenë historia jote e rëndësishme pas asaj (i referohet Afërdita Dreshajt), apo s’ka, aty të ka ngec sharra në gozhdë?”, e pyeti Dasara Shpatin.

Shpati përgjigjet duke thënë: “E dinë, e dinë të gjithë atë histori të kaluar që s’kthehet më.”

Ndërkohë Dasara e ngacmon sërish Shpatin: “Nuk kthehet më… megjithëse njerëzit edhe kthehen, por vetëm mos t’i themi gjë njeriu.”

Më pas duke qeshur ai i tha: “Është kthyer, por s’e kam pranuar unë.”

Kujtojmë se arsyeja përse Shpati dhe Afërdita u ndanë ishte fotoja e cila pushtoi internetin kohë më parë, ku ajo shfaqej në një ballkon me Leonardo DiCaprio-n.

Të fundit