Flash News

KRYESORE

I njohur edhe për kërcënimin e deputetit të PD, drejtori i IKMT-së dënohet me 1 vit burg për ‘shpërdorim detyre’

I njohur edhe për kërcënimin e deputetit të PD, drejtori i

Drejtori i Policisë Ndërtimore në IKMT, Fatmir Metaj është dënuar sot nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg dhe me 3 vite pezullim detyre. Metaj është shpallur fajtor për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Drejtuesi i lartë i IKMT-së ka shkelur ligjin në prishjen e katër objekteve në Tiranë dhe Vaqarr, në vitet 2013-2014. Një prej këtyre objekteve rezultonte se kishte leje ndërtimit, ndërsa tre të tjerat ishin në proces legalizimi.

Fatmir Metaj u rikthye në qendër të vëmendjes së mediave pas kërcënimeve publike ndaj deputetit të PD-së, Agron Shehaj, i cili doli në krah të banorëve të Jalës kundër shktatërrimit të bizneseve dhe shtëpive.

Për këto kërcënime, Partia Demokratike dorëzoi një padi penale ndaj Metajt.

Të fundit