Flash News

KRYESORE

“Shqipëria e korruptuar, stigmë”, si justifikohet Rama para kompanisë franceze: Shihemi me dylbinë tradicionale të paragjykimit

“Shqipëria e korruptuar, stigmë”, si justifikohet Rama

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje zbatuese me kompaninë franceze “Voltalia”, duke i hapur rrugë kantierit të madh të energjisë diellore, ku kompania franceze do të investojë 100 milionë Euro, duke nisur nga muaji shtator për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.

Gjatë fjalës përshëndetëse, kryeministri Edi Rama deklaroi se kompania e njohur franceze do të jetë një dëshmitar që do mund të thotë se si u ndje, dhe se si e kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi që është i lidhur me vetë Shqipërinë.

“Në Shqipëri nis nga puna një emër i madh, për energjinë në vend duke përdorur diellin, por edhe për të hedhur më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku vendi ynë ende njihet pak dhe nuk njihet saktë nga njerëzit që ia kanë dëgjuar emrit përgjithësisht jo për arsyet që ne do donim.

Falë investimit të parë te dielli shton energjinë diellore si potencial i madh.

Vjen në një moment tronditës për botën ky investim dhe vjen nga Franca, më vjen mirë. Presidenti Macron sheh në rajonin tonë një hapësirë ku Europa duhet të investohet në një sërë planesh, jo vetëm për integrimin si i tillë në vetvete.

Francezët janë njerëz bujarë por nuk njihen si bamirës që nuk i bëjnë mirë llogaritë dhe e sigurt se llogaria është bërë mirë. Ky çmim që as vetë kinezët s’do e kishin thyer dot, pasi njihen për oferta të ulta, përbën një arsye të fortë që ne të besojmë se jo vetëm do kemi sukses, por dhe kompania franceze do ketë sukses , ndaj mezi presim të zgjerohet.

Kam parë një studim mbi orët e diellit mbi vendin tonë dhe zona ku do ndërtohet ky park është zona me orët më të gjata diellore në vit, jo vetëm në rajon por dhe në Shqipëri.

Më vjen mirë se me Voltailan do kemi një dëshmitar francez që do mund të thotë se si u ndje, u gjend, e kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi që është i lidhur me vetë Shqipërinë. Se në fakt paragjykimet janë shumë të forta.

Qeveria dhe Shqipëria e korruptuar janë stigma të ndërtuara në kohë, natyrisht jo pa arsye në 30 vite të vështira, ardhur nga një regjimi që e kishte mbyllin vendin si askund tjetër të Europës, dhe e kishte bërë Korenë e Veriu në mes të Evropës.

Nuk është një proces i lehtë, i shpejtë dhe kemi për të bërë ende më shumë dhe në luftën me korrupsionin, megjithatë ajo që unë dua të them drejtuesit të Voltalias është që të mos përtoni të tregoni përvojën tuaj me qeverinë shqiptare se kjo do na ndihmojë shumë edhe me kompani të tjera”, u shpreh Rama.

Të fundit