Shqiptari në Australi dorëzon çantën me para, bën xhiron e mediave me gjestin e tij (VIDEO)

Shqiptari Adem Gashi ka bërë bujë së fundmi në Australi pas një veprimi me të vërtetë për t’u vlerësuar. Ai ishte duke udhëtuar me tren dhe gjen një çantë me 6250 dollarë. Ndoshta për shumë të tjerë, pse jo edhe australianë, këto para do të bëheshin menjëherë të tyret, por jo për Adem Gashin, i cili ia ktheu pronares.

“Sot në mëngjes duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me 6250 dollarë, pastaj kam kontaktuar me televizionin Channel 7 dhe së bashku me ata kemi gjetur adresën e pronares së çantës dhe ja kam kthyer së bashku me paratë. Shpresoj se të gjithë njerëzit duhet të veprojnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur humb diçka dhe dikush ta sjellë në shtëpi”, shkroi Gashi në profilin e tij të “Facebook”, ku bashkëngjitur i ka lidhur edhe kronikën e televizionit që e ndihmoi të gjente pronaren e çantës.

Në një lidhje direkte në Wake Up mëngjesin e sotëm, Gashi u shpeh se nuk e mendoi kurrë që t’i mbante paratë, por që u çudit kur pa që një zonjë e moshuar të mbante me vete kaq shumë dollarë.