
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Nga Ekrem Spahiu*
Forcat komuniste mëngjesin e 17 nëntorit 1944 shkatërruan mauzoleumin ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije dhe hynë triumfalisht në Tiranë si çlirimtarë, “a thua se ai varr ishte gjermani i fundit”.
68 vjet më vonë, pikërisht më 17 nëntor 2012 me nismën e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryeministrit z. Sali Berisha, u kthyen në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I dhe u vendosën të prehen përjetësisht në mauzoleumin e rindërtuar nga qeveria, si një replikë e modernizuar e mauzoleumit origjinal, që ishte ndërtuar në dhjetor 1935. Kjo datë simbolike e ringritjes së tij dëshmon vullnetin e kombit shqiptar për ndreqjen e padrejtësive historike.
Ky moment shumë i rëndësishëm për autoritetin e shtetit shqiptar në demokraci u përzgjodh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për shkak se shumë vite të historisë së shtetit shqiptar lidhen me figurën e Ahmet Zogut.
Me VKM të posaçme, qeveria ngriti një komision ndërministror për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog I dhe organizoi një ceremoni madhështore. Për zbatimin e VKM ishin përfshirë drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës dhe Istitutit të Monomenteve të Kulturës.
Mbreti Zog ndërroi jetë në Paris më 9 prill 1961 dhe eshtrat e tij preheshin te varreza “Thiais Parisien”. Më 14 nëntor 2012 në Paris, nëpërmjet një ceremonie zyrtare dhe nderime ushtarake organizuar nga Protokolli i Presidentit të Republikës franceze, në prani të Familjes Mbretërore Shqiptare, autoriteteve të larta të qeverisë franceze, delegacionit të qeverisë shqiptare, drejtuesve të PLL dhe shumë mbretërorëve të ardhur nga Shqipëria, Franca, Belgjika, Anglia, etj, u bë zhvarrimi dhe përgatitja e eshtrave të Mbretit Zog për t’i nisur në atdheun e vet.
Mëngjesi i 16 tetorit 2012 ishte shumë i veçantë në Rinas. Në respekt të figurës madhore të Mbretit Zog kishin dalë për të pritur eshtrat e Mbretit të Shqiptarëve, mjaft personalitete të larta të shtetit si dhe mijëra qytetarë. Gjithçka ishte organizuar me përpikëri nga Protokolli i Shtetit. Arkivoli, i vendosur në makinën mortore dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, nën marshet funebre të bandës frymore, kalon në mesin e simpatizantëve të Mbretërisë që ishin vendosur në dy anët e rrugës dhe niset në drejtim të Tiranës.
Më 17 nëntor, në Pallatin Mbretëror u zhvilluan homazhet në nderim të Mbretit Zog I. Princi Leka II, e fejuara e tij zj.Elia Zaharia dhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore, pritën autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe Kosovës, përfaqësues të familjeve mbretërore, Zëvendëskryeministrin e Hungarisë, gjithë drejtuesit e partive politike në Shqipëri, ambasadorë, përfaqësues të klerit, drejtuesit politik shqiptarë nga Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe mijëra vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare, të ardhur për të nderuar figurën e Mbretit Zog.
Pas homazheve, arkivoli me eshtrat e Mbretit Zog u vendosën në shtratin e topit, për t’u përcjellë drejt mauzoleumit të Familjes Mbretërore.
Personalitetet më të larta politike të kombit, në të dy krahët kufirit, shprehën vlerësimet maksimale për figurën e Mbretit Zog. Në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, evidentoi kontributin e jashtëzakonshëm të Mbretit Zog në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit modern shqiptar:“Kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, presidentit dhe të naltmadhnisë së tij, mbretit të shqiptarëve Zog I, simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike dhe pajtimin kombëtar. Shqipëria, nën udhëheqjen e Mbretit Zog, nga një vend i varfër dhe i pazhvilluar, fisnor dhe i përçarë, me kontradikta të shumta, u bë një vend modern i kohës, i unifikuar, me shtrirje të pushtetit dhe të administratës në çdo cep, me liri qytetare dhe me tolerancë fetare që ishte shembull për vendet e tjera”.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ndër të tjera tha:“Sot, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një gjest shumë fisnik, një detyrim historik, moral dhe patriotik, që eshtrat e Mbretit Zog të prehen në vendin, të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës. Ky akt nuk është thjesht një detyrë qytetare dhe njerëzore, por edhe mundësi për të shlyer një detyrim, jo vetëm ndaj një Njeriu, por ndaj një epoke të tërë. Epokës së shtetformimit të Shqipërisë që e deshi dhe nisi ta vinte në jetë Mbreti Zog.Rivarrimi i tij sot, pikërisht aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi në erë varrin e nënës së tij, Nanës Mbretneshë, është simbolika e Shqipërisë që nuk urren, por nderon, që nuk harron, por i jep secilit atë që meriton”.
Kryeministri z. Sali Berisha, theksoi se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Mbretit Zog. “Sot mbarë kombi shqiptar, nderojnë e përulen para veprës dhe kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë”.(...) “Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore”.
Princ Leka, në emër të Familjes Mbretërore falenderoi kryeministrin Berisha për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe dhe shprehu mirënjohje për personalitetet më të larta që vlerësuan veprën dhe kontributin e madh të Mbretit, dhënë për Shqipërinë. Duke falenderuar pjesëmarrësit, Ai u shpreh:“Rishikimi i historisë së popullit tonë nuk fillon dhe mbaron sot. Eshtë një proces ende i gjatë dhe i vështirë për të zbuluar me objektivitet të vërtetat historike. Rindërtimi i mauzoleumit ka një rëndësi jo vetëm për Familjen Mbretërore, por për të gjithë kombin shqiptar”.
Pas fjalimeve të rastit, dy ushtarë të ceremonialit palosin flamurin kombëtar dhe ia dorëzojnë në mënyrë ceremoniale Princ Lekës. Nën tre breshëri me armë dhe të shtëna me top, arkivoli vendoset nga ushtarët e ceremonialit në banesën e fundit dhe me këtë gjest mbyllet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog I në mauzoleumin e Familjes Mbreterore.
Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani shtroi një darkë në Pallatin Mbretëror, ku edhe i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” (pas vdekjes), me motivacionin: "Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.
*ish-deputet & kryetar i PLL
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

