Flash News

KRYESORE

Shteti i radhës që pritet të legalizojë marijuanën

Shteti i radhës që pritet të legalizojë marijuanën

Agence France-Presse raporton se Tajlanda shpreson të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë marijuanën mjekësore dhe të futet në tregun e kanabisit.

Një projekt-ligj po shqyrtohet për lejimin e marijuanës për qëllime mjekësore, një ndryshim i konsiderueshëm në një vend me ligje të ashpra për trafikimin e drogës.

“Marijuana do të jetë e ligjshme vetëm për ilaçe dhe jo për argëtim. Por legalizimi i drogës mund të jetë një ndihmë ekonomike dhe mundësi për popullin tajlandez”, tha Jet Sirathraanon, kryetari i komitetit të shëndetësisë publike të Asamblesë Kombëtare Legjislative të Tajlandës.

Ky vendim do të lejojë Tailandën të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.

Të fundit