Flash News

KRYESORE

Shtyrja e negociatave, Luan Rama: U shit në mënyrë të paturp si sukses nga zyrtarët e PS

Shtyrja e negociatave, Luan Rama: U shit në mënyrë të paturp

Nënkryetari i LSI, Luan Rama komentoi reagimin e zyrtarëve të PS për vendimin e shtyrjes të negociatave me Shqipërinë.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI tha se kreu i shtetit dhe ministri i Jashtëm nuk janë budallenj, por duan të shmangin përgjegjësinë duke folur për vendimin e shtyrjes si sukses.

Më tej Luan Rama theksoN se opozita i ka treguar me kohë banditët e rilindjes, të cilët duhet të ikin sa më parë nga pushteti, pasi zemërimi popullor do të jetë i madh.

"Qeveria e dhunës dëshmohet nga përgjimet. Vetë kryeministri i vendit e të tjerët pas tij thonë se është normale në një vend që negociatat të mos hapen. Natyrisht përballë një situate zgjedhjesh, zgjedhjet me kriminela prodhojnë qeverisje banditeske.  Duhet tërhequr qeveria dhe institucionet që zbatojnë ligjin sepse revolta e zemërimi popullor do të jetë i pamëshirshëm.

Përgjigjet e BILD provojnë atë që qytetarët e kanë ditur me kohë. Prej kohësh opozita i ka treguar banditët. E në këtë kontekst ajo ç'ka duhet të bëjë kryeministri është të dëshmojë se i ka mbvetur pak përgjegjësi.

Dje në mënyre të paturp, ai dhe shumë  zyrtarë e shitën mos hapjen e negociatave si sukses. Ata e dinë fare mirë se përgjegjësia është e tyrja. Shqipëria s'mund të përballojë kostot që një tufë horrash kanë  ardhur në pushtet nga furgonët e mbushur me horra. Shqipëria ka nevojë për gjykim", tha Luan Rama.

Të fundit