Flash News

KRYESORE

Shuplakë në derbi, Tirana shkatërron Partizanin dhe mban flamurin e qytetit

Shuplakë në derbi, Tirana shkatërron Partizanin dhe mban flamurin

"Air Albania Stadium" rezulton "shpëtimi" i madh i Tiranës nga mallkimi i serisë së ndeshjeve radhazi pa fitore ndaj Partizanit. Sot bardheblutë regjistruan fitoren e dytë ndaj "Demave të kuq" në këtë impiant dhe ishte një fitore spektakolare, e denjë për një ekip që synon titullin.

Skuadra e trajnerit Egbo shkatërroi 5-1 Partizanin në një ndeshje që i pati të gjitha: spektaklin, tifozët (rreth 20 mijë), koreografitë, golat, rastet, karton të kuq, emocionet, brohoritjet dhe zhurmën. Ky derbi ishte magjik, me 6 gola gjithsej, që i dhanë një trajtë krejt tjetër kësaj përballjeje historike në zemër të kryeqytetit.

Cordeiro shënoi golin e parë për skuadrën e kuqe pas vetëm 2 minutash lojë, por pjesa tjetër e takimit foli e gjitha për Tiranën. Dy gola me penallti nga Batha në pjesën e parë, një autogol i "Demave të kuq" në të dytën dhe dy gola nga Muçi në fund. Këta ishin autorët e golave në 90-minutëshin më spektakolar të këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

Me këtë ecuri fantastike, Tirana shkon gjithnjë e më e sigurt drejt titullit, edhe pse kampionati ka ende plot ndeshje për t'u luajtur.

Të fundit