Flash News

KRYESORE

Si të zbardhni dhëmbët pa i dëmtuar

Si të zbardhni dhëmbët pa i dëmtuar

Nga data 1-30 Qershor, Klinika Dentare Hygeiadent në Spitalin Hygeia, do të ofrojë me 30% zbritje shërbimin "Faseta porcelani Veneers E-Max".

Ҫfarë janë fasetat (Veneers Emax)

Faseta është një shtresë e hollë porcelani e cila ngjitet në sipërfaqen e jashtme të dhëmbit. Kjo është një proçedurë estetike e cila realizohet duke aplikuar shumë pak ose aspak anestezi lokale.

Kjo proçedurë konsiderohet si zgjedhja ideale për të përmirësuar estetikën e dhëmbëve frontale, duke siguruar dhëmbë më të drejtë, më të bardhë, pra një buzëqeshje rrëzëllitëse.

Mënyra e fabrikimit të materialit Emax i jep atij fortësi dhe qëndrueshmëri të lartë duke bërë të mundur modelimin e fasetave shumë të holla avantazhi i të cilave është fakti që ruajnë të paprekur ose kërkojnë një punim minimal të dhëmbëve ku mbështeten fasetat.

Fasetat zakonisht përdoren për të përmirësuar estetikën e 6 ose 10 dhëmbëve të parë lart(pjesa e dukshme e buzëqeshjes), duke përmirësuar:

✔Ngjyrën ➖ në rastin e dhëmbëve të dekoloruar / ngjyrosur ose kur duam dhëmbë më të bardhë

✔Formën ➖ në rastin e dhëmbëve të vegjël ose të ciflosur apo të thyer

✔Pozicionin ➖ në rastin e dhëmbëve me hapësirë-diastemat, si mënyra ideale për ti korrigjuar (mbyllur)

Një tjetër avantazh i Fasetave është edhe fakti që i bëjnë dhëmbët të duken shumë natyral dhe njëkohësisht të shëndetshëm.

Për të rezervuar takimin tuaj me mjekët stomatologë të Klinikës Dentare Hygeiadent e cila ndodhet në Katin 0, në krah të majtë të Hyrjes qendrore të Spitalit Hygeia, kontaktoni: 04 23 90 000 / 0693706242.

*advertorial 

 

 

 

 

Të fundit