
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kim MEHMETI
Në fillim të vitit, një botues nga Tirana më tha se është i interesuar ta botojë kompletin e veprave të mia. Propozim i tij ngjalli te unë një trishtim të heshtur, të ngjashëm me atë kur të ‘sëmurit’ ia kumtojnë se e ka mposhtur sëmundja më e pashërueshme, sëmundja që nga dita në ditë e mplakë, e brenë dhe e asgjëson si njeri – JETA! Në të vërtet, si kurrë më parë, u përballa me atë që nuk më kishte shkuar ndërmend: se kisha arritur moshën kur nuk ishin vetëm fëmijët e mi ata që nuk prisnin më t’ua shtoja atë që do e trashëgonin, por edhe botuesit, kishin filluar të besonin se s’kishte ç’të pritej nga unë më shumë se ajo që kisha shkruar e botuar deri më tani.
Por megjithatë, si çdo baba mburracak shqiptar, për propozimin e botuesit u tregova fëmijëve të mi. Mbase që ta kuptonin se ndoshta nuk do kishin me çka të mburreshin me babën që kishin, por sidoqoftë, edhe nuk do ua lija trashëgimi as turpin. Dhe pa marrë parasysh si ndjehesha i përballur me fundin e paralajmëruar krijues, djali im Semi, ndoshta për t’u mburrur se nuk kishte babë ‘koti’, propozimin e botuesit nga Tirana e kishte rrokullisur tutje, deri sa kishte arritur te veshët e mikut tim, Adnan Ismailit përndryshe pronar i shtëpisë botuese ‘Logos –A’, i cili, ndoshta jo pse donte, por nga turpi pse nuk më kishte ofruar diçka të tillë, erdhi dhe më tha se donte ta botojë kompletin e veprave të mia.
Pastaj, çdo gjë mori rrjedhën e një procesi të natyrshëm mes dy shqiptarëve, nga të cilët, njeri (pra, unë) bëhet kinse nuk do, e tjetri (lexo: pronari i SH.B. ‘Logos-A’) bëhet kinse nuk lëshon pe, e në të vërtetë, që të dy bënim të pashmangshmen: atë që na e ngarkonte miqësia dhe rrita e përbashkët - e imja si shkrimtar dhe e ‘Logos-A’ si botuesi më serioz në Maqedoni, e më gjerë.
Dhe që nga dita kur filloi përgatitja e këtij kompleti, fillova të ndjehesha si ai të cilit tani do ia kompletonin portretin krijues, me çka do shihej fytyra e tij e plotë si shkrimtar. Dhe ndoshta prandaj, nuk më hiqej nga mendja thënia se vetëm gjatë fëmijërisë dhe rinisë, njeriu jeton me fytyrën që ia ka dhënë Zoti dhe se, gjatë jetës së mëtejme, duke shpresuar dhe duke synuar të arrijë të ëndërruarat, ai në të vërtet e zgjedh fytyrën e pleqërisë dhe atë me të cilën do vdesë. Me çka më egërsisht se kurrë më parë m’u sforcua bindja se njeriu lind e rritet me fytyrën që ia ka dhënë Zoti, por plaket e vdes me fytyrën që e ka zgjedhur për vetveten - me atë të turpit, apo atë të njerëzores. Me çka pra më rritej shpresa se e kam jetuar ndershëm edhe jetën time krijuese dhe se sadopak, si njeri e krijues, nuk kam fytyrë të shëmtuar!
Po pra, rrjedha e përgatitjes së kompletit të veprave të mia, më përballi me gjatësinë e rrugëtimit jetësor e krijues që kisha kaluar. Dhe ma rikujtoi nismën e atij udhëtimi. Kështu që m’u kujtua botimi i librit të parë, i të dytit dhe i të gjitha veprave të pastajme si dhe, të gjithë atë që atyre ua dhashë dhe që ato më sollën.
Gjatë rikujtimit të këtij udhëtimi jetësor e krijues, përnjëherë m’u qartësua se njësoj si fëmijën që e çojnë drejt rritës së tij duke e gënjyer me dhuratat që do ia blejnë të nesërmen, edhe të rriturit, ecin gëzueshëm drejt pleqërisë dhe vdekjes, duke u vetëgënjyer me sukseset qe do i arrijnë nesër, e madje, nëse janë shkrimtar, edhe me ditën kur do ua botojnë kompletin e veprave të tyre!
Dhe kur bëhet fjalë për fillimet e mia krijuese, nuk mund të mos e rikujtoja takimin e parë me idhullin e viteve të mia rinore – me Anton Pashkun! Me të u takova në vitin 1986, kur u ngjita në katin e nëntë të Pallatit të Shtypit, apo të Shtëpisë Botuese Gazetareske “Rilindja”, e ku ndodhej edhe zyra e tij. Kisha nën sqetull dorëshkrimin e përmbledhjes sime me tregime “Dënesje”, por brenda vetvetes bartja lumturinë që do njoftohesha me prozatorin që aq shumë e doja. Ishte fjalëpak, bartte në vete një qetësi të mahnitshme. Dhe përderisa i ndrojtur ia dorëzova dorëshkrimin, pyesja vetveten si ishte e mundur që ai njeri aq fjalëkursyer dhe i qetë, t’i kishte shkruar ato tregime, drama dhe romanin “Oh”.
Asokohe duhej të kalonin vite, e jo muaj, që të botoje libër. Por për çudi, nuk kishin kaluar as tre muaj nga dorëzimi i dorëshkrimit, kur Pashku më telefonoi që të shkoja të takoheshim. Dhe shkova në zyrën e tij, i parapërgatitur se do më këshillonte t’i përpunoja tregimet, në stilin ‘këtë mund ta bësh roman’, e tjetrin mund ta shkurtosh. Por nuk ndodhi asgjë nga ajo që unë paragjykoja. Më shikonte i heshtur, që më në fund të më tregonte se libri im do botohej dhe se isha tregimtar i mirë. Unë mezi që përmbahesha nga gëzimi i papritur që më pushtoi. Posaçërisht asokohe kur posa i isha kthyer të shkruarit shqip.
Dhe para se të ndaheshim, ai doli të më përcillte deri te ashensori. Si për dreq, ashensori vonohej e vonohej, gjë që më bënte të ndjehesha keq, e që më çoi ta lusja të kthehej në zyrë e të mos humbiste kohë duke pritur me mua. Dhe atëherë ai tha fjalët që asokohe, a edhe gjithmonë pastaj, do kishin madhështinë e ‘çmimit’ që për veprimtarin letrare merret vetëm njëherë në jetë dhe që asnjë tjetër nuk do mund ta tejkalonte – “Unë ty të kam pritur njëzet vite me radhë!” Gjatë tërë rrugës prej Prishtine deri në Shkup, dëgjoja jehonën e fjalëve të tij. Fjalë që më çuan t’ia pranoja vetes se isha bërë shkrimtar! Në të vërtetë, që nga ajo ditë, unë fillova t’i përkushtohem krijimtarisë letrare, duke u kujdesur të mos e tradhtoja besimin e atij që për mua, ishte dhe mbeti maja e tregimit shqiptar.
Që nga ai takim me Anton Pashkun, e gjer më sot, kanë kaluar shumë vite. Siç kaluan edhe vitet kur merresha me shitjen e librave dhe kur një nga blerësit, i përballur me kompletin prej dhjetëra libra të një autori, tha: Si u shkruakan një metër libra!? Dhe që atëherë, sa herë që dëgjoj të flitet për botimin e veprave të plota të ndonjë autori, më rikujtohen këto fjalë të largëta nga e kaluara, e që më çojnë të ndjej refuzim ndaj kompleteve prej ‘një metër libra’.
Gjithashtu, kur dëgjoj të flitet për botimin e kompletit të veprave letrare të ndonjë autori, sërish më rikujtohet Anton Pashku dhe viti 1986, kur Sh.B. ‘Rilindja’ kishte botuar kompletin e veprave të tij letrare. Komplet të cilin ai ma dhuroi, e që edhe sot e kësaj dite, është më i çmuari në bibliotekën time. Komplet që përbëhet nga tre vëllime: ai me drama, me tregimet dhe romani ‘Oh’.
E theksoj numrin e vëllimeve të këtij kompleti sepse që nga fillimet e mia letrare, e deri më sot, i kam mbetur besnik bindjes se shkrimtari mund të shkruaj dy – tre libra të mirë. Andaj, si i tillë, tre vëllimësh, kompleti i veprave të Anton Pashkut, mbeti ‘modeli’ i ëndërruar i kompletit të ardhshëm të veprave të mia. E që më çoi ta lusja botuesin e sotëm të librave të mi që gjithë ato t’i përfshinte në sa më pak vëllime dhe t’i shtypte në letër sa më të hollë, që të mos dukej se kisha shkruar ‘një metër libra’! Gjë të cilën ai e realizoi dhe që dëshmon edhe diçka përtej këtij botimi luksoz, diçka që shpalos përkushtimin dhe dashurinë që Shtëpia Botuese ‘Logos – A’ ia dhuron librit: se shkrimtar me fat është ai që ka përkrahjen e botuesve të mirë, siç e kisha unë në të kaluarën nga të gjithë botuesit që botonin librat e mi dhe siç e kam sot nga Sh.B. ‘Logos-A’, me në krye Adnan Ismailin.
Në fund të them atë që duhej thënë në fillim: kompleti i veprave të mia vjen në kohë kur çmohet dhe mbisundon ‘arti’ i hajdutërisë dhe i grindjeve politike. Dhe kur mund të botosh libër vetëm nëse ke para, apo nëse ke mbështetjen e ndonjë burrështetasi tanë. E për të botuar kompletin e veprave, duhet të kesh pas vetes ndonjë nga ministritë tona të Kulturës dhe të jesh i përkëdheluri i pushtetmbajtësve. Pra duhet të jesh ‘shkrimtar i oborreve’ pushtetare e partiake.
Prandaj të duket disi e pabesueshme kur përballesh me botues privat si ‘Logos-A’, të cilët i janë përkushtuar librit dhe aq më shumë, që botojnë komplete veprash. Botues që të bëjnë të mburresh me ta dhe të cilët, me dashurinë dhe përkushtimin që ia dhurojnë librit, atij ia japin edhe një dimension tjetër si vlerë artistike - atë se ne dimë dhe mundemi! Botues ku pasqyrohet e vërteta se do i përballim edhe këto kohë kur uria për lexim e dituri nuk është as e përafërt me atë për të ngrënë, për çka edhe ndodh që në çdo lagje të kemi nga dy tre restorante e bastore, e në tërë qytetin të mos kemi asnjë librari apo bibliotekë. Siç do e përballim edhe marrëzinë politike që e solli me vete votimi ynë i papërgjegjshëm i partiakëve të cilët, të vetmin libër që e kanë lexuar dhe që e shfletojnë nga dy-tri herë në ditë, është menyja e restoranteve dhe kafeneve.
*Shënim: Vepra e plotë (më poshtë në foto) e autorit Kim Mehmeti do të jetë në Panairin e Librit në Tiranë në stendën e Shtëpisë Botuese Logos-A.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

