Flash News

KRYESORE

Situata e COVID-19 në Kosovë, 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit dhe 145 raste të reja

Situata e COVID-19 në Kosovë, 9 viktima gjatë 24 orëve

9 pacientë me COVID-19  kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë gjatë24 orët e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore atje, kjo është një shifër që e çon në 390 numrin total të viktimave.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë realizuar 451 testime dhe janë konfirmuar 145 raste të reja. Në total, 11275 raste janë konfirmuar në Kosovë, prej tyre 3924 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 144 pacientë të shëruar, shifër që e çon në 6961 numrin total të personave që kanë kaluar tashmë COVID-19.

Të fundit