Flash News

KRYESORE

Skandali me falsifikimin e firmave për Teatrin e ri Kombëtar; Pavlina Mani: Pirro nuk është përfshirë; godina duhet të ekzistojë

Skandali me falsifikimin e firmave për Teatrin e ri Kombëtar; Pavlina

Ditën e djeshme u paraqit në media një listë e gjatë me emra të aktorëve që kanë firmosur një letër për zyrtarët më të lartë të shtetit ku kërkonin prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re në të njëjtin vend.

Në krye të listës ishte vendosur emri i aktorit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar, Pirro Mani, por firma e tij rezulton të jetë falsifikuar. Kjo është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Pavlina Mani, gjithashtu aktore e njohur e skenës shqiptare.

Zonja Mani ka deklaruar në një prononcim për gazetën ‘Shekulli’ se burri i saj nuk e ka firmosur atë letër sepse ka 10 vite që nuk lëviz nga Amerika. Ajo konfirmon se nuk janë përfshirë në këtë çështje për shkak të ndërhyrjes së politikës, por thekson se është pro ekzistencës së godinës aktuale të teatrit, por në të njëjtën kohë kërkon edhe ndërtimin e teatrove të rinj siç ndodh në çdo kryeqytet të botës.

“Pirro Mani ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika. E çfarë firme mund të ketë vënë ai kur s’është këtu?! Lereni të qetë se është në fund të viteve të jetës së tij, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, aty në plan të parë nuk është çështja te ndërtimi i teatrit, aty bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Edhe përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asnjë gjë. Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë! Ne nuk jemi as për prishjen e teatrit. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri. Të ekzistojë edhe një teatër i ri, godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç e ka gjithë bota”, është shprehur Pavlina Mani.

Të fundit