Flash News

KRYESORE

“Më do, s'më do”, Astrit Patozi ironizon koalicionin PS-LSI

“Më do, s'më do”, Astrit Patozi ironizon koalicionin

Deputeti i Partisë Demoratike Astrit Patozi ironizon nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale koalicionin PS-LSI.

Sipas Patozit Shqipëria sot ngjason me testin klasik të luledeles, "më do, s'më do" ku petalet i këput Ilir Meta dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se cfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.

Statusi i Patozit:

...MË DO, S'MË DO?

...Kryesisht për shkak te Edi Ramës, Shqipëria sot më ngjason me atë testin klasik të luledeles, "më do, s'më do". Ku petalet i këput Ilir Meta dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se cfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.

Më argëton shumë kjo lojë, sinqerisht, kur përfytyroj suspancën e palëve të interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, që ata mendojnë se po afrohet.

Por më dhimbset po kaq shumë atdheu, që ka mbërritur në këtë pikë...

 

Të fundit