Flash News

KRYESORE

Soreca dhe Leyla Moses-Ones në zyrën e kryeprokurorit të Përgjithshëm: Thelbësor zbatimi i Reformës në Drejtësi

E Ngarkuara me Punë e SHBA Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan sot me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela.

Takimin e tyre e ka pasqyruar faqja e ambasadës amerikane në Tiranë, mes një postimi në Facebook.

 “E Ngarkuara me Punë përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndëkrombëtar dhe korrupsionit”, shkruan ambasada amerikane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po ashtu Soreca e pasqyron takimin me Çelën me një postim në “Twitter”.

“Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë  pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian”

Të fundit