Flash News

KRYESORE

Sormani flet pas humbjes: Nuk flas më për gjykimin, ju tregoj gjendjen e Malës!

Sormani flet pas humbjes: Nuk flas më për gjykimin, ju tregoj gjendjen

Trajneri italian, Adolfo Sormani, ka folur nga një konferencë për shtyp pas humbjes në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 5-1. Tekniku mendon se ekipi i tij bëri një ndeshje të mirë dhe e përballoi mirë sfidën, pavarësisht se skuadra e tij luajti për 75 minuta me një lojtar më pak.

Humbja në derbi - “Është një situatë nga ku duhet të dalim. Morëm një goditje të fortë në derbi, pavarësisht asaj që skuadra dha në fushë. Gjithsesi duhet të shohim përpara. Të luash për 75 minuta me një lojtar më pak dhe të realizosh 10 goditje këndi, tregon se kemi bërë një ndeshje të mirë”.

Mbrojtja - "Bëmë gabime në mbrojtje, jam dakord me konstatimin. Kemi gabimet tona, pavarësisht se çfarë prodhojnë kundërshtarët”.

Gjykimi - "|Nuk flas më për këtë çështje. Flasim për futboll. Nëse më pyesni për futboll, do të flas".

Mala -"Po punon mirë. E dimë që nuk është në gjendjen më të mirë, por ka një fizik që e kap shpejt ritmin. Do jetë i barabartë shumë shpejt me pjesën tjetër të grupit”.

Të fundit